Telegrafi

Përçahet koalicioni fitues në Malit të Zi: Abazoviq pro Krivokapiqit për kryeministër, Fronti Demokratik doli kundër

Udhëheqësit e Frontit Demokratik pretendojnë se mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, nuk e ka më mbështetjen unike të atij koalicioni dhe se nuk mund ta mbështesin për kryeministër deri sa të fiton besimin e organeve të partisë.

Kjo u njoftua në takimin e mbajtur sot në manastirin Ostrog. Siç ka shkruar ditë më parë, “Vijesti“, kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, kishte propozuar Krivokapiqin për mandatar të qeverisë malazeze.

Në takim ishin të pranishëm edhe Abazoviq, udhëheqësi i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Popullit, Milan Knezeviq, presidenti i Partisë Popullore Socialiste Vladimir Jokoviq, zyrtarët e Demokratëve, Boris Bogdanoviq dhe Zoran Mikiq, transmeton Telegrafi.

Ata u përpoqën të afronin qëndrimet në lidhje me formimin e qeverisë së re përpara seancës konstituive të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas burimeve të “Vijesti”, u bë përpjekje për të arritur një marrëveshje rreth presidentit të parlamentit dhe mandatarit. Siç njoftoi më herët “Vijesti”, pozicioni i kreut të parlamentit duhet t’i përkasë demokratëve.

U propozua gjithashtu që deputetët e shumicës së re, 41 prej tyre, të mandatojnë Krivokapiqin për kryeministër dhe ai të mbajë takime me të gjitha partitë për të formuar një qeveri.

Lexo po ashtu Abazoviq: Personalisht e mbështes për kryeministër të Malit të Zi profesorin Krivokapiq

Kur shumicës së pjesëmarrësve iu duk se gjithçka ishte rënë dakord, një nga udhëheqësit e DF-së tha që Krivokapiq nuk e ka mbështetjen e plotë dhe se duhej ta rifitonte besimin e koalicionit.

Në takim u njoftua gjithashtu se koalicioni “Bardh e Zi” ose ekspertët që ata propozojnë pritet të kontrollojnë sektorin e sigurisë (Ministria e Mbrojtjes, Policinë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare) dhe kjo është pritja e bashkësisë ndërkombëtare. /Telegrafi/