Me një kapacitet mbajtës deri në 9,100 automjete (konvencionale ose elektrike), Hoegh Aurora mban titullin e “transportuesit më të madh të automjeteve në botë”.
E operuar nga Hoegh Autoliners e Norvegjisë, Aurora u ndërtua nga China Merchants Heavy Industry (CMHI) në Jiangsu, Kinë dhe bëri udhëtimin e saj të parë vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.
Me përmasa rreth 37.5 metra e gjerë dhe 199.9 metra e gjatë, ajo konsiderohet anija më e madhe në botë Pure Car and Truck Carrier (PCTC) për transportimin e llojeve të ndryshme të automjeteve dhe falë kuvertave të forta, ajo mund të mbajë edhe automjete të rënda.
Me një kapacitet ngarkesash prej 9,100 automjetesh, Hoegh Aurora mposht transportuesin më të madh të automjeteve në botë me 600 anije.
Por madhësia dhe kapaciteti mbajtës nuk janë karakteristikat e vetme mbresëlënëse të anijes.
Është gjithashtu një PCTC me karakteristika miqësore me mjedisin. Ka 1500 metra katrorë panele diellore në kuvertën e sipërme, të cilat ndihmojnë në reduktimin e prodhimit të energjisë elektrike nga gjeneratorët deri në 30-35% dhe funksionon me gaz natyror të lëngshëm (LNG), biokarburante dhe vaj me squfur. /Telegrafi/