Site icon Telegrafi

​Përbërja e delegacionit në Washington përplas Krasniqin me Hotin

Numri i delegacionit të Kosovës në Washington është bërë shkak i diskutimit mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetit të PDK-së, Memli Krasnqi.

Ky i fundit në seancën e sotëm plenare e akuzoi Hotin se ka lënë shije të keqe delegacioni i madh kosovarë në Uashington, por kryeministri tha se qeveria paraprake ka pasur 48 persona në takimet e Brukselit.

“Ju keni shkuar me gjysmën e kabinetit, është shumë problem çka kanë lypur ata aty. As në takim nuk i keni pasur. Ju në takim nuk e keni pas, qe Dritoni pse ka ardhur ky. Në Shtëpi të Bardhë nuk ka mundur me hy në takim. E keni pas Nismën e keni pas Aleancën , vet plus zotëri Hyseni. Shija u kanë e keqe”, tha ai.

Hoti këtë veprim e arsyetoi, derisa edhe tha se qeveritë e mëhershme kanë shkuar të takime me dyfishin e zyrtarëve.

“Delegacionet Memli në qeverinë paraprake tash i morra informatat kanë qenë 48 persona. Në Uashington ka qenë delegacioni 8 persona. Secili në delegacion ka pasur rolin e vet”, tha ai.

Exit mobile version