Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për fazën e parë të procesit të vlerësimit të mësimdhënësve.
Pse po bëhet ky vlerësim dhe cili është qëllimi i tij? A janë të gatshëm për këtë vlerësim shkollat, drejtoritë dhe institucionet përkatëse? Si e vlerësojnë këtë proces përgjegjësit dhe njohësit e kësaj fushe?
Pse raporti i Raporti i Bankës Botërore thotë se fëmijët në Kosovë deri në moshën 18 vjeçare pritet të ndjekin 12.8 vite të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, mirëpo kur vitet e tyre të shkollimit nivelohen për nga cilësia e arsimit, atëherë shkollimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vite, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 viteve të arsimit.
Çfarë thonë për këto në Ministri të Arsimit e çfarë ekspertët e arsimit?
Për të diskutuar këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Dëfrim Gashi– drejtor i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Liridon Maliqi – Drejtor, Shkolla “Qamil Batalli”Prishtinë
Halim Hyseni – Ekspert i Arsimit
Rinor Qehaja – Instituti i arsimit, Edguard
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com.