Në emisionin “Përballje zgjedhore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu janë përballur dy kandidatët për kryetarë të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shaip Surdulli nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kastrati dhe Surdulli tregojnë për planet e tyre konkrete për çështjet e arsimit, shëndetësisë e ujit.
Po ashtu dy kandidatët e komunës së Kamenicës tregojnë se më kë do shkojnë në koalicion parazgjedhor në garën e balotazhit.
Ata po ashtu tregojnë se çka ndodhi me Rëntgenin që ishte i paraparë për kontrolle mjekësore të njerëzve, por i njëjti rëntgen doli të jetë për kontrolle të kafshëve. /Telegrafi/