Telegrafi

Përballje: A janë bërë rrugët e Kosovës të rrezikshme për jetë?

Sonte nga ora 20:20 në RTV Dukagjini dhe në Telegrafi.com do të ndiqni emisionin e dytë “Përballje”.

Në emisionin e sotëm do të diskutohet për aksidentet në Kosovë. A është rritur numri i aksidenteve? A ka kaluar vija e kuqe e aksidenteve? Kush janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve edhe kur ndodhin ato?

Çfarë thonë Policia, çfarë gjykatat e çfarë ekspertët? Kur ndodhin më së shumti aksidente dhe pse?

Çka thotë avokati i Milot Bajramit i cili kishte humbur jetën vitin e kaluar në aksident në Prishtinë? A ka përfunduar ky rast.

Gazetari Muhamet Hajrullahu sonte në “Përballje” për këto tema dhe tema të tjera diskuton me:

Sheremet Ahmeti  – Drejtor i Divizionit të Komunikacionit rrugor, Policia e Kosovës;

Dalip Bega  – Udhëheqës i divizionit për kundërvajtje, Gjykata e Apelit;

Muhamed Krasniqi  – Ekspert i komunikacionit, Kolegji Tempulli

Asdren Hoxha- Avokat

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/