Sonte nga ora 20:20 në RTV Dukagjini dhe në Telegrafi.com do të ndiqni emisionin e dytë “Përballje”.
Në emisionin e sotëm do të diskutohet për aksidentet në Kosovë. A është rritur numri i aksidenteve? A ka kaluar vija e kuqe e aksidenteve? Kush janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve edhe kur ndodhin ato?
Çfarë thonë Policia, çfarë gjykatat e çfarë ekspertët? Kur ndodhin më së shumti aksidente dhe pse?
Çka thotë avokati i Milot Bajramit i cili kishte humbur jetën vitin e kaluar në aksident në Prishtinë? A ka përfunduar ky rast.
Gazetari Muhamet Hajrullahu sonte në “Përballje” për këto tema dhe tema të tjera diskuton me:
Sheremet Ahmeti – Drejtor i Divizionit të Komunikacionit rrugor, Policia e Kosovës;
Dalip Bega – Udhëheqës i divizionit për kundërvajtje, Gjykata e Apelit;
Muhamed Krasniqi – Ekspert i komunikacionit, Kolegji Tempulli
Asdren Hoxha- Avokat
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/