Telegrafi

Përballje interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e fermave

(Foto: kosovahandball.info)

Vushtrria e Kastrioti takohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shorti për këtë fazë garash është tërhequr të martën. Ndërsa ndeshjet luhen më 24 e 25 mars.

Vushtrria është fituese në fuqi e Kupës dhe ka pretendime në këtë garë.

Por, edhe ferizajaset kërkojnë rastin e tyre. Shqiponja – Prishtina, Vëllaznimi – Ferizaj e Istogu – Samadrexha janë çerekfinalet tjera.