Telegrafi

Përballje gjigantësh në EFL Cup, Liverpool dhe Arsenal kërkojnë kualifikimin – formacionet zyrtare

Liverpool dhe Arsenal do të jenë përballë njëra tjetrës përsëri.

Dy gjigantët anglez luajtën mes vete të hënën në kuadër të Ligës Premier, ku The Reds triumfuan me rezultat 3-1.

Tani dy ekipet do të luajnë përsëri në Anfield, por kësaj radhe në kuadër të EFL Cup.

Kampioni anglez shihet favorit në letër, por Arsenali është njëra nga skuadrat më të mira angleze sa i përket kupave shtetërore.

Dy gjigantët anglez sa herë janë përballur mes vete kanë dhuruar spektakël, ndërsa kështu pritet të jetë edhe sonte.

Liverpool: Adrian, N, Williams, R. Williams, Van Dijk, Milner, Grujic, Jones, Wilson, Minamino, Jota, Salah.

 

Arsenal: Leno, Cedric, Holding, Gabriel, Kolasinac, Ceballos, Willock, Xhaka, Pepe, Nketiah, Saka.

/Telegrafi/