Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së nëntë në BKT Superligën e Kosovës.
Dy ekipet janë pretendente për titullin e kampionit dhe pritet një ndeshje shumë interesante mes tyre në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjilani në këtë takim vije pas barazimit 1-1 në udhëtim te Malisheva, derisa Ballkani pas fitores dramatike 3-2 ndaj Drenicës.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi dhe ai i Ballkanit, Bekim Isufi tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Gjilani:Koliçi, Sorsa, Rapa, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Useini, Musolli, Progni, Hajdari, Krasniqi.
Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Malaj, Jashanica, Solomon.