Telegrafi

Përballje e madhe për Shqipërinë: Edy Reja me ndryshime ndaj Anglisë – formacionet zyrtare

Shqipëria do të jetë nikoqir i Anglisë në takimin që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë e filluan fazën kualifikuese me fitore, duke mposhtur Andorrën në shtëpi me rezultat 1-0.

Anglia po ashtu triumfojë në takimin e parë, duke u treguar e pamëshirshme ndaj San Marinos, në fitoren 5-0.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Memolla, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Bare, Uzuni, Laci, Cikalleshi, Broja, Ismajli

Formacioni startues i Anglisë: Pope, Walker, Shaw, Rice, Stones, Maguire, Foden, Philipps, Kane, Sterling, Mount. /Telegrafi/