Arbnor Muja ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Lojtari shqiptar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante, ndër to edhe përballja me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
“Kur na ra në grup me Barcelonën, më besoni çfarë gëzimi ka pasur”, ka thënë fillimisht Muja.
“E kam shikuar gjithë kohën (Barcelonën), jam rritur me ato ngjyra, i kam mbështetur dhe më pas më vjen koha me luajt (kundër tyre)”.
“I thirrsha të gjithë (në telefon), të shtëpisë, shokët. Erdhi koha që të zhvillojnë përballjen e parë dhe ishim mysafir në ndeshjen e parë”, ka vazhduar Arbnori rrëfimin e tij.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Muja i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/