Ole Gunnar Solskjaer tashmë është në dijeni se është shumë afër të shkarkohet nga Manchester United.
Djajtë e Kuq kanë arritur të arkëtojnë vetëm nëntë pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara dhe janë vetëm dy pikë larg zonës që dërgon nga rënia prej lige.
Trajneri norvegjez ka bërë që United ta ketë startin më të dobët në histori të klubit dhe kjo do t’i kushtojë atij me shkarkim.
Skuadra nga qyteti i Manchesterit do të takohet me Liverpoolin më 20 tetor në Old Trafford në kuadër të javës së nëntë dhe aty do të përcaktohet gjithçka.
Nëse Solskjaer e humbë ndeshjen, atëherë do të shkarkohet menjëherë nga bordi i Unitedit që ka humbur durimin me të.
Edhe në rast të fitores, norvegjezi duhet të punojë shumë që ta rikthejë skuadrën në binarët e rezultateve pozitive. /Telegrafi/