Site icon Telegrafi

Përballja mes Unitedit e Milanit do të ketë përqendrimin te Donnarumma

Gigio Donnarumma do të fillojë për Milan kundër Manchester United të enjten në Ligën e Evropës, me Djajtë e Kuq thuhet se po konsiderojnë një lëvizje për portierin italian.

Kontrata e gardiani me Rossonerët skadon në fund të sezonit dhe të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

Ka raportime kontradiktore mbi kërkesat ekonomike të Mino Raiolas për kontratën e re të Donnarumma.

Sipas Il Corriere dello Sport, agjenti dëshiron një kontratë të re 10 milionë euro në vit për të zgjatur qëndrimin e portierit në San Siro.

Rossonerët nuk kanë mundësi të ofrojnë aq shumë dhe shpresojnë të gjejnë një kompromis që do të lejojë 21-vjeçarin të ketë një rritje page në kontratën e tij aktuale gjashtë milionë në vit.

Gazeta Il Corriere dello Sport, Manchester United po mbikëqyr nga afër italianin, me Djajtë e Kuq që planifikojnë një lëvizje për të nënshkruar me Donnarumman si një agjent i lirë në fund të sezonit.

Donnarumma do të startojë për Rossonerët në Old Trafford të enjten në ndeshjen e parë të fazës së 16-të të fundit të Ligës së Evropës dhe synon të mbajë portën e paprekur. /Telegrafi/

Exit mobile version