Telegrafi

Përballja emocionuese me klubin që i dha gjithçka – Hazard ka sonte përballë Chelsean

“Në futboll, asgjë nuk dihet”, kishte thënë Eden Hazard për MARCA tre vjet më parë. Në atë kohë, ai po pyetej nëse do të luante për Real Madridin një ditë. Të martën (sot), ai do luaj, megjithëse ai mesazh ende tingëllon shumë i vërtetë.

Futbolli ka shërbyer mjaft surpriza për belgun që nga ajo kohë. Disa muaj pas intervistës, ai ishte kapiten i Belgjikës, aty ku përfunduan në vendin e tretë në Kupën e Botës. Verën tjetër, ai fitoi transferimin e tij të ëndërruar në Real Madrid. Megjithatë, këtu mbaron lajmi i mirë.

Lëndimi ka shkatërruar karrierën e sulmuesit në Spanjë, duke bërë që karriera e tij për klubin dhe vendin të stepet. Sezon i parë mes dhimbjeve u pasua nga një tjetër më shumë se i njëjtë. Tani, ai ka shansin për të luajtur te Real Madridi kundër të njëjtës skuadër që i dha gjithçka.

Deri më tani këtë sezon, Hazard ka shënuar tre gola në të gjitha garat. Ai ka luajtur në vetëm tre nga 10 ndeshjet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar nga një penallti kundër Interit në Stadio Meazza. Numrat e sezonit të fundit nuk ishin shumë më të mirë, me anësorin që përfundoi me vetëm një gol në të gjitha garat.

Në fakt, Hazard ka shënuar më shumë gola për Chelsean se sa ka për Real Madridin që nga fillimi i vitit 2019. Të argëtojë edhe idenë se ai do të gjejë rrjetën ndaj Blues në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve do të ishte gjë e keqe nga këndvështrimi i çdo tifozi të Chelseat.

Hazard dhe Asensio

Për ta, ai është ende Eden Hazard që luajti në Stamford Bridge për shtatë vjet, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dy Liga të Evropës, një FA Cup dhe një League Cup, për të mos përmendur vlerësime të panumërta individuale. Nëse do të kishte tifozë në ndeshjen e dytë në Londrën perëndimore, ovacionet e kthimit në shtëpi do të ishin mahnitëse.

Zinedine Zidane nuk pritet ta vë 30-vjeçarin nga fillimi në Estadio Alfredo Di Stefano, megjithëse çdo paraqitje jashtë stolit është e sigurt se do të sjellë vëmendjen me të. Veshur me fanellën me Nr.7 që ende, të paktën në shpirt, duket se i përket Cristiano Ronaldos, Hazard do të kërkohet të bëjë atë për të cilën u soll në Real Madrid.

Nëse kjo do të thotë të shënosh një gol që e nxjerr Chelsean nga Liga e Kampionëve, duke i mohuar atyre një finale të parë në garë që nga viti 2012. Mund të jetë edhe krijimi i karrierës së tij në Spanjë. Në futboll, nuk i dihet kurrë.

Para dhe pas: Statistikat e Hazard

Pas nënshkrimit të tij për 35 milionë euro nga Lille në vitin 2012, Chelsea mori më të mirën nga Eden Hazard. Ai bëri 352 paraqitje për klubin në total, duke shënuar 110 gola dhe duke bërë 92 asistime.

Mesatarisht, ai bëri 50 paraqitje në sezon për Blues. Që nga bashkimi me Real Madridin, ai është paraqitur vetëm 37 herë në dy sezone, me dëmtimet që kanë bërë të vetën.

Në ato 37 ndeshje, Hazard ka arritur vetëm katër gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/