Site icon Telegrafi

Përballja e shumëpritur McGregor – Nurmagomedov, në tetor ose nëntor?

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, janë afër që të merren vesh dhe ta zyrtarizojnë meçin mes tyre.

Këtë e thotë vet luftëtari irlandez që shkaktoi skandal duke sulmuar një autobus me luftëtarë para UFC 223 në Brooklyn.

Lexo po ashtu McGregor shpallet fajtor për sulmin ndaj autobusit me luftëtarët e UFC, është i detyruar të mbajë edhe seanca të nervave

Tifozët e UFC janë duke pritur me padurim që McGregor të kthehet në ring.

Ai nuk ka luftuar brenda tetëkëndëshit që nga nëntori i vitit 2016, ku fitoi titullin ndaj Eddie Alvarez.

30-vjeçari më pas e ndërroi MMA-në për tu marr me boks, duke u përballur me Floyd Mayweatherin, që i solli përfitime të mëdha.

Lexo po ashtu Nurmagomedov pas fitores e thërret McGregorin: Ku është Conor? Ai dëshiron të luftojë me autobus, unë dua të luftoj me gangsterë të vërtetë

Kanë kaluar dy vite prej se ai është ndeshur në UFC, McGregori lajmëron një rikthim në kafaz.

Khabib Nurmagomedov “The Eagle” (Getty)

Një luftë me Nurmagomedovi është përmendur tash e një vit. Kur irlandezi u pyet se a do të ndodh, ai deklaroi se po.

“Po, jemi shumë afër. Nuk është zyrtare, por afër. [Në vitin 2018] besoj”.

“E dua qytetin e New Yorkit dhe do të doja të luftoja përsëri në Madison Square Garden, por besoj se kjo do të ndodh në Las Vegas”, ka thënë McGregor për TMZ.

Nurmagomedov vs. McGregor pritet të zhvillohet me 6 tetor në T-Mobile Arena në Las Vegas ose UFC 230 më 3 nëntor në Madison Square Garden. /Telegrafi/

Exit mobile version