Telegrafi

Përballja e kampionëve përfundon me fitoren miqësore të Bayernit (Video)

Bayern Munichu ka fituar në miqësoren ndaj Chelseat me rezultat 2-3.

Ndeshja ishte në kuadër të turneut International Champions Cup dhe bavarezët ishin më të mirë.

Gjermanët filluan takimin furishëm, i pari që shënoi ishte Rafinha në minutën e gjashtë.

Pastaj në skenë doli Thomas Muller me dy gola të shpejtë (11’, 27’).

Në minutat shtesë të pjesë së parë shënoi Marco Alonso dhe me rezultatin 1-3 përfunduan 45 minutat e parë. Kurse Michy Batshuayi shënoi në minutën e 85-të.

Vlen të theksohet se për klubin nga Londra debutoi edhe Alvaro Morata. /Telegrafi/