Site icon Telegrafi

Përballja me Benfican, Deco i përgatit lojtarët e Barcelonës

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, këmbëngul se ata nuk do të nënvlerësojnë Benfican.

Skuadra kataluanse do të takohet me atë portugeze në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve pas shortit të sotëm.

Deco deklaroi pas shortit: “Nuk ka shumë për të zgjedhur tani, ne kemi pasur tashmë një ndeshje të vështirë kundër tyre, në të cilën kemi vuajtur shumë. Ishte një rikthim historik”.

“Ne duhet t’i mposhtim ata dhe do të jetë e komplikuar, ata janë shumë të fortë në shtëpi, nuk mund të mendojmë për çerekfinalet”.

Lexo po ashtu Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Kur u pyet nëse është i lumtur që i është shmangur PSG-së, Deco u përgjigj: “Sezonin e kaluar ata ishin ndër favoritët dhe humbën në gjysmëfinale”.

“Në Ligën e Kampionëve nuk ka favoritë siç mendojnë njerëzit. Duhet të luash, të përpiqesh të avancosh dhe të mendosh lojë pas ndeshje”, ka potencuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version