Në një lidhje direkte në Big Brother VIP Fan Club, nëna e Loredanës bëri një deklaratë të fortë lidhur me lojën e saj në atë format, pas përjashtimit të Jozit.
Ajo theksoi se Loredanën e ka parë më mirë dhe më energjike tani që nuk është më e përfshirë me të.
“Loredana është më mirë pa Jozin në lojë, më ka pëlqyer më shumë këto ditë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre brenda shtëpisë ka ndikuar në sjelljen e vajzës së saj.
Gjatë diskutimit, nëna e Loredanës pranoi se në fillim nuk kishte pëlqyer mënyrën se si Jozi sillej me të bijën, por më pas qëndrimi i tij ndryshoi.
“Doja të thosha që para se të dilte Jozi u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij nuk ishte e mirë”, shtoi ajo.
Ish-banori u shpreh se është i lumtur që në fund sjellja e tij ishte e pëlqyer nga familja e Loredanës dhe shtoi: “Do t’ju pëlqejë edhe më shumë pasi të dalë Loredana”.
Duke qenë se raporti mes Loredanës dhe Jozit ka qenë një nga temat më të diskutuara në shtëpi, Heidi e pyeti nëse pas përfundimit të spektaklit ata do të takohen jashtë.
“Ne do ta njohim Jozin, sepse atje brenda është një lojë. Kur të dalë Loredana dhe ta njohë më mirë, atëherë do të flasim”, tha e ëma. /Telegrafi/