Site icon Telegrafi

Për zjarrin në Ulqin, masa e paraburgimit i caktohet personi që jeton në vendbanimin rom në Braticë

Prokuroria themelore shtetërore në Ulqin, ka caktuar burgim për një person për të cilin dyshohet që ka shkaktuar zjarrin i cili të shtunën rreth mesditës ka shpërthyer në Mal të bardh.

Lexo po ashtu Zjarri vazhdon të kërcënojë Ulqinin, Policia arreston dy të dyshuar për zjarrvënie (Video)

Portali Ul-info, raporton se bëhet fjalë për personin i cili jeton në vendbanimin joformal rom, në fshatin Braticë, në hyrje të Ulqinit.

Ndryshe, shumë media kanë raportuar se për vënien e zjarrit dyshohet Arif Osmani nga Prishtina, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.

Exit mobile version