Një muaj paraburgim është masa e sigurisë e shqiptuar nga gjykata për dy të dyshuarit e vrasjes dhe plagosjes dje në mesditë në Pejë.
Lajmin për caktimin e paraburgimit dy të dyshuarve e bëri të ditur për KALLXO.com, gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu.
Dje në rrugën “Besnik Lajçi” të Pejës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq I.N (1962), ndërsa i plagosur mbeti B.N (1996).
Policia e Pejës dje në vend të ngjarjes kishte arrestuar të dyshuarin H.A (1996), kurse pas disa orëve njoftoi se ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë I.A (1961).