Telegrafi

Për vizitë te Icardi në Paris, Wanda ekspozon tatuazhin në zonën intime në fotosesionin pranë Kullës Eiffel

Wanda Nara (Foto: Instagram/wanda_icardi)

Wanda Nara është e njohur për imazhet provokuese që i ndan me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit arrin gjithmonë të tërheqë interesimin e faqeve rozë përmes fotografive që i publikon në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se gjashtë milionë fansa.

Lexo po ashtu Wanda Nara ua plotëson dëshirën fansave dhe publikon fotografi nudo, thotë se Icardi nuk pranon të kryejë marrëdhënie me të kur humbet PSG

Biondja e popullarizuar këto ditë ka qëndruar në Paris (ku është i huazuar bashkëshorti i saj, te Paris Saint-Germaini), ndërsa e ka shfrytëzuar rastin që të bëjë edhe një set fotografik.

Ndër pozat atraktive që kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime, njëra prej tyre ka joshur interesim më të madh.

Bukuroshja e ka ekspozuar tatuazhin që e ka në zonën intime, ndërsa përshkrimi që ka zgjedhur është: “Kam fluturuar me krahë të thyer”. /Telegrafi/