Telegrafi

Për vetëm 30 sekonda, një ‘mini-tornado’ goditi një qytet në Angli – erërat e forta dëmtuan shtëpitë, automjetet dhe jo vetëm

Një “mini-tornado” ka goditur një qytet duke shkaktuar kërdi në Widnes, Cheshire – Angli, këtë pasdite.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, banorët kanë postuar pamje nga muret e kopshtit të tyre, koshat dhe zbukurimet që u hodhën në rrugën kryesore nga moti i pazakontë.

Policia ka marrë raporte për dëme në prona, mure të rënë, xhama të thyer të makinave dhe mbeturina në rrugët e Widnes.

Dom Smith po ngiste makinën e tij kur “erërat gjarpëruese” goditën në kohën e drekës.

Ai tha se shikonte me mosbesim se si trampolinën e një fëmije e dërgonin mbi çati.

Por për fat të mirë, “brenda 20-30 sekondave u kthye në normalitet”, ka thënë ai.

Ndërkohë Lynn Fraser ishte brenda kur stuhia përfshiu rrugën e saj.

“Mendova se ishte një shtëpi që kishte shpërthyer ose një bombë që kishte shpërthyer”. /Telegrafi/