Sonte (e shtunë) në mbrëmje britaniku Anthony Joshua do të përballet me Wladimir Klitschko për peshat e rënda.
Por, suksesi pas kampionit të njohur në Britani, qëndron në dietën e tij, e cila është shumë e pasur me kalori dhe proteina.
Për të pasur të gjithë ushqimet që i duhen për trupin e tij gjigant atij e gjitha kjo i kushton atij rreth 240 euro. Më poshtë ju sjellim edhe menunë e tij, për të tria vaktet:
Mëngjes
Pesë vezë të shoqëruar me avokado dhe më pak limon, erëza, një sasi e konsiderueshme spinaqi dhe tre tostë. Blenderi i mbushur fruta të freskëta, tërshërë, kos, qumësht dhe sigurisht nuk mungon as mjalti.
Drekë
Një racion i madh me makarona me perime, domate dhe dy pula. Ëmbëlsira është e mbushur me fruta të freskëta, arra, mjaltë dhe granola.
Darkë
Peshk, patate e ëmbël, oriz, lëng frutash. Darka është e bazuar kryesisht në proteina dhe përfshinë një sasi të konsiderueshme me qumësht, arra përpara se të shkojë në shtrat. Ai merr dhe disa proteina të cilat e ndihmojnë që të shërohet nga dëmtimet e ndryshme që mund të ketë pësuar. /KlanKosova/