Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte e ftuar speciale për një performancë në ngjarjen e madhe amfAR në Milano të Italisë, ku mblodhi shumë personalitete të njohura botërore.
Derisa u shfaq me fustan të bardhë në tepihun e kuq, për performancën e saj, ajo kishte zgjedhur një fustan dy pjesësh të Escada, e po ashtu edhe një kostum të kuq.
Dhe për këtë të fundit, biondja tregon se është inspiruar nga këngëtari dhe producenti amerikan, Prince.
Bukuroshja jonë ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, gjersa me të njëjtën veshje është shfaqur edhe artisti i ndjerë, shumë vite më parë.
“Një kujtim për një nga artistët më të mëdhenj dhe më frymëzues të të gjitha kohërave. Faleminderit Escada për ndihmën në sjelljen e kësaj pamje. Prince më mungon gjithmonë”, ka shkruar krahas imazheve 28-vjeçarja.
Përveç personaliteteve botërore, në amfAR këtë vit ishte i ftuar edhe komediani Ermal Mamaqi me bashkëshorten Amarda Toska si dhe modelja Aurela Hoxha.
Rita po ashtu në Javën e Modës interpretoi disa prej hiteve të saj, si “Lonely Together”, “Medley”, “Let you love me” etj. /Telegrafi/