Në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme të Kosovës, atë me Çekinë dhe Anglinë, shumë figura publike janë përfshirë në frymën e futbollit.
Këngëtari i njohur nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani, Buraku, Valoni, Gjoni dhe Osmani, kanë publikuar së fundmi një këngë dedikuar fuqizimit dhe mbështetjes ndaj djemve të Përfaqësueses së Kosovës.
“Për ty Kosovë” titullohet kënga e re e tyre, e cila është me motive popullore dhe patriotike.
Për muzikën është kujdesur Valdrin Abazi, gjersa producent i këngës është Valon Biba.
Teksti është një miksim i këngëve të famshmëve “Besa Besë” nga Dani, “Kosovë ty të njeh historia” nga Burak Vehapui, “Ministrin e Londrës” nga Valon dhe Gjon dhe “Ano moj Kosovë” nga Osman Imeraj.
Kënga ka motiv patriotik dhe përkrahës ndaj Përfaqësueses, e cila ka para këtë javë dy ndeshje shumë të rëndësishme, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Telegrafi/