Telegrafi

“Për ty” – kënga më e re nga NRG Band

Grupi NRG Band me vokalist Besnik Qakën kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën e re të quajtur “Për ty”, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe kanalin e tyre në YouTube.

NRG Band (Foto: YouTube)

Për një kohë të shkurtër, projekti ka arritur gjysmë milionë klikime dhe mori reagime nga më të ndryshmet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shumë nga komentuesit e quajtën një ‘hit veror’ duke qenë se edhe kënga është me plot ngjyra e ritëm.

 

Kënga vjen pas “A m’ke harru” që u shndërrua në hit të këtij viti dhe që është pëlqyer në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/