Telegrafi

“Për ty”, kënga më e re nga Dardan, Nimo dhe Mozzik

Foto: Hypnotize Entertainment/YouTube

Tre reperët e njohur: Dardan, Nimo dhe Mozzik, kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Për ty” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Për muzikën është kujdesur producenti PZY, gjersa për tekstin janë kujdesur vet treshja interpretuese.

Foto: Hypnotize Entertainment/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin tre artistët vijnë me një performancë mjaft të veçantë që i përshtatet tematikës së këngës.

Klipi është realizuar nga Eine Fati Media Group GmbH Filmproduktion.

Te tre rap-artistët janë mjaft të njohur dhe të dëgjuar në trevat shqiptare dhe jo vetëm.

Secili prej tyre ka një bujë të madhe edhe në tregun gjerman të muzikës. /Telegrafi/