Site icon Telegrafi

“BE për TY” me fushatë të re për mbështetje të eko-aktivizmit

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar sot do ta vizitojë Strugën si pjesë e udhëtimit BE-autobusi. Gjatë vizitës, ambasadori Zhbogar do të ketë debat me nxënësit e shkollave të mesme për “Vizionin e të rinjve për BE-në” të përcjellë me biçikletë rodeo për më të rinjtë.

Siç kumtuan nga Delegacioni i BE-së, karvani do të vazhdojë në Ohër ku ambasadori Zhogar do ta shpall fillimin e fushatës së re nën brendin “BE për TY”. Fushata kthehet në bazat me qëllim që ta ngritë vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Secili duhet të bëjë kujdes për mjedisin jetësor ashtu siç kujdeset për shtëpinë.

“Iniciativat civile dhe aktivistët tani më e kanë filluar pastrimin pranveror të vendit dhe ‘BE për TY’ e mbështet eko-aktivizmin në Maqedoninë e Veriut me sloganin ‘Pastër njëjtë si në shtëpi’. Delegacioni i BE-së do t’i mbështesë të a.q. heronjtë nga fqinjësia të cilët e filluan ndryshimin dhe japin mesazh të fuqishëm se mbeturinat përreth janë të tuat. Ndërsa ndryshime shkaktohen përmes dhënies së shembullit – nga ana e individëve ose të komunave”, theksohet në kumtesë.

Fushata “Pastër si në shtëpi” do të fillojë me takimin e ambasadorit Zhbogar me ekologët dhe aktivistët nga Ohri dhe Struga.

Fushata i ndjek aktivitetet e BE autobusit, i cili përfshin vizita të tetë qyteteve në periudhën nga 20 deri më 31 maj, si dhe aktivitetet sportive “BE për TY” të planifikuara për periudhën nga 31 maji deri më 19 qershor nëpër vend.

Qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen si eko-aktivistë dhe të marrin pjesë në aksionet për pastrim të organizuara në qytetet e tyre. Edhe aktivistët edhe komunat do të mund të marrin pjesë në sfidën “para dhe pas”. /Koha/

Exit mobile version