Ngrini dukjen e trupit tuaj në nivel më të lartë me ndihmën e superserive të cilat do të aktivizojnë të gjitha grupet kryesore të muskujve
Çdo stërvitës ka dëshirë që të ngrejë performancën e vet dhe të jetë në gjendje që të ngrejë pesha të mëdha.
Mirëpo nëse fokusoheni ekskluzivisht në ndërtimin e muskujve, në numër të vogël të përsëritjeve nuk do të shkaktoni patjetër hipertrofinë e muskujve dhe të shtoni vëllimin e tyre.
Fatmirësisht, ekziston mënyra që ta bëni këtë – superseritë, transmeton Telegrafi.
Këtë program e përbën kombinimi i peshave të mëdha dhe i ushtrimeve me numër të madh të përsëritjeve gjë që si efekt ka qarkullim më të madh të sasisë së gjakut në indet muskulore.
Këto lëvizje të bashkuara të cilat bëhen njëra pas tjetrës pa pauzë, efektin më të madh e kanë kur i bëni pasi që t’i përfundoni ushtrimet e ndërlikuara me pesha të mëdha.
Bëni dy deri në tri seri për ushtrim, varësisht nga lodhja që e ndieni.
STËRVITJET
BICEPSI
Ushtrimi A: Lakim bicepsi me përdredhje
8 – 12 përsëritje
Ushtrimi B: Lakim bicepsi në veglën TRX
10 – 15 përsëritje
TRICEPSI
Ushtrimi A: Ekstension në dysheme me pesha dore
8 – 12 përsëritje
Ushtrimi B: Shtrirja e muskujve triceps
10 – 15 përsëritje
GJOKSI
Ushtrimi A: Landmine. Shtytje për gjoks
10 – 15 përsëritje
Ushtrimi B: Pompat deficit
Punoni deri sa të keni fuqi
SHPINA
Ushtrimi A: Ushtrime me krahë të hapur sikur vozisni barkën me kapje të gjerë
8 – 12 përsëritje
Ushtrimi B: Përmbysja
Ushtroni deri sa të keni fuqi
/Telegrafi/