Site icon Telegrafi

Për tri ditë në tri shtete të ndryshme me nga katër orë gjumë, Rita Ora tregon se si mbijetoi gjatë këtyre ditëve

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/ Getty Images/Guliver)

Artistja e njohur shqiptare, Rita ora, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte të shumta anë e kënd botës.

Së fundmi, ajo ka performuar në Rumani, Rusi dhe Kroaci, ku është mirëpritur nga mijëra fansa.

Në këto tri shtete, ajo ka udhëtuar për vetëm tri ditë e ndërsa angazhimet e shumta e kanë lënë pa gjumë.

Lexo po ashtu Rita Ora në koncertin madhështor në Kroaci: Kam lindur jo shumë larg nga këtu, ka këngëtarë shumë të mirë nga vendi im

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, Rita shkruan se si për tri ditë vazhdimisht ka udhëtuar për të mbajtur koncerte, gjersa ka mbijetuar duke qëndruar e freskët me vetëm katër orë gjumë përmes ditëve.

“Mbijetova tri shtete në tre ditë dhe rreth katër orë gjumë në mes. Tani kam mbaruar këtu. Jo mjaft e sigurt”, ka shkruar ajo.

Rita është kthyer në Londër pas koncertit në Kroaci, dhe tani ka disa ditë të lira për të pushuar pas angazhimeve të shumta me turneun e saj. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version