25 raste të grabitjeve janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë periudhës janar-mars.
Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga ky institucion thonë se kanë vërejtur rënie të theksuar të këtyre rasteve.
Sipas statistikave të PK-së, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë ndodhur gjithsej 46 grabitje.
“Si rezultat i angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, vërehen rezultate të theksuara të rënieve të rasteve të grabitjeve. Personat e dyshuar të përfshirë në këto raste kryesisht përdorin edhe armë. Një numër i madh i tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të njëjtit ju përkasin moshave të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Ndryshe, policia të hënën ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje grabitqare në Prishtinë dhe një rast i grabitjes në Mitrovicë të Veriut./Telegrafi/