El Espanol raporton se Jose Maria Enriquez Negreira vuan nga Alzheimer (sëmundje e pakurueshme që sulmon trurin dhe shkakton harresë) që mund ta pengojë atë të deklarohet për pagesat e pranuara nga Barcelona.
Kështu ka bërë të ditur një raport mjekësor i paraqitur nga avokati i tij në Prokurorinë e Spanjës.
Deri në vitin 2018, drejtori i arbitrazhit ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos dhënë deklaratë, shpjegon mediumi, dhe në varësi të shkallës së sëmundjes, ai mund të mos ketë përgjegjësi penale në rast se Prokuroria ngre hetimet ndaj tij.
Rasti i pagesave ndaj drejtorit të arbitrazhit doli pas një inspektimi nga Agjencia e Tatimeve për faturat midis viteve 2016 dhe 2018.
Barcelona ia dorëzoi dokumentacionin Zyrës Kombëtare të Hetimit për Mashtrim (ONIF) dhe Enriquez Negreira deklaroi atëherë, sipas raportimeve të Agjencisë së Tatimeve se: “Barcelona donte të sigurohej që të mos merrte vendime arbitrazhi kundër tyre, domethënë që gjithçka të ishte neutrale”.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se ka shqetësime serioze për këtë rast dhe se Joan Laporta do të duhej të jepte dorëheqje menjëherë pas vendimit të gjykatës. /Telegrafi/