Site icon Telegrafi

Për të tretën ditë radhazi, asnjë i vdekur në qytetin e New Yorkut shkaku i COVID-19

nePër të tretën ditë radhazi, qyteti i New Yorkut nuk ka raportuar ndonjë person të vdekur shkaku i COVID-19.

Kështu ka pohuar guvernatori, Andrew Cuomo, por që ka viktima në shtetin e New Yorkut, raporton CNN.

Cuomo ka thënë se tre njerëz ndërruan jetë nga coronavirusi në të gjithë shtetin njujorkez, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu duhet të theksohet se ka pasur 746 raste të reja me COVID-19, një normë pozitiviteti prej 1.05 për qind.

Ndryshe, shteti i New Yorkut deri më tani ka raportuar mbi 422 mijë raste të të infektuarve me virus gjersa kanë vdekur 32422 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version