Telegrafi

Për të shmangur përplasjen direkte me veturën tjetër, shoferi në Cardiff përplaset në stacionin e autobusëve – kamerat filmojnë gjithçka

Ky është momentin kur shoferi i një veture u përplas në stacionin e autobusit në Cardiff.

Ismail Adan, 19-vjeçar nga Grangetown, shmangu burgun pas incidentit në rrugën Bute në Cardiff që ndodhi më 30 mars, transmeton Telegrafi.

Adan po voziste Vauxhall Mokka, ishte futur në kahjen e kundërt të rrugës, dhe për të shmangur përplasjen direkte me një veturë tjetër – u përplas në stacionin e autobusëve.

Është interesant se pranë stacionit ishte një kalimtar rasti, që për një fije “floku” i shpëtoi përplasjes që ndoshta mund të ishte fatale për të.

Në anën tjetër në gjykatën e Cardiffit u bë e ditur se ai ka shmangur burgimin, megjithatë i është ndaluar vozitja për një kohë të caktuar dhe një gjobë prej 400 funtesh. /Telegrafi/