Ky është momenti kur një grua shkulë disa fije floku nga koka dhe i vendosë në pjatë, me qëllim që të fajësojë stafin e restorantit dhe të shmangin pagesën e darkës prej 77 funtesh në një restorant kinez.
Pamjet e kamerave të sigurisë në Oriental Garden në Northampton të Britanisë së Madhe, shfaq gruan e cila shkulë fijet e flokut dhe i vendosë në ushqim, transmeton Telegrafi.
Pasi i tha stafit të restorantit se “kishte gjetur flokë” në ushqim, gruaja e shtynë pjatën dhe largohen nga lokali me një burrë pa e paguar fare ushqimin që e kishin ngrënë.
Incidenti ka ndodhur më 28 prill, pas përplasjeve të shumta që po ndodhin në Britani të Madhe muajve të fundit, rreth “pakënaqësisë lidhur me higjienën në restorante”.
Tani Oriental Garden po u kërkon klientëve që nuk i njeh të paguajnë gjatë kryerjes së porosisë për të shmangur humbjet e mëtejshme. /Telegrafi/