Site icon Telegrafi

Për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë lumin mbi të cilin nuk ka urë, prindërit detyrohen t’i fusin fëmijët në thasë të najlonit

Nëse ndonjëherë jeni ndjerë i lodhur duke shkuar në shkollë apo thjesht keni menduar se nuk duhet t’i lagni këpucët nga shiu i mbrëmshëm, atëherë kujtoni këta fëmijë nga Vietnami, videoja e të cilëve po bën xhiron e botës.

Ata për të arritur në shkollë duke të kalojnë një lumë i cili nuk ka fare urë. E në kushte ekstreme, aty gjendet një urë e improvizuar nga druri i bambusit, por kur ka vërshime ajo thjesht shembet dhe kështu krijohet një problem i madh, transmeton Telegrafi.

E për të mos e humbur mësimin, prindërit kanë ndërmarrë veprime të pazakonta, duke i futur kështu fëmijët në thasë të najlonit dhe duke i bartur në shpinë në anën tjetër të lumit.

Megjithatë edhe pse një veprim i tillë është shumë i rrezikshëm, fëmijët kalojnë në anën tjetër të lumit të pastër dhe pa asnjë pikë ujë, e njëjta gjë ndodh edhe kur kthehen në shtëpi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një baba, i cili bën të pamundurën që të ndihmojë djalin e tij dhe fëmijët e tjerë që të shkojnë çdo ditë në shkollë. /Telegrafi/

Exit mobile version