Barcelona duhet të vazhdojë të bëjë shitjet nëse dëshiron që të gjithë skuadra e saj e parë të regjistrohet në La Liga deri në fund të afatit kalimtar të verës.
Mikayil Faye pritet të largohet, por me siguri nuk do të jetë i vetmi që do të shkojë drejt derës së daljes.
Një lojtar që mund të shitet është Andreas Christensen. Mbrojtësi danez nuk e nisi ndehsjen në fitoren e së shtunës ndaj Valencias, gjë që mund të sugjerojë se ai nuk është pjesë kyçe e planeve të Hansi Flick për sezonin e ri.
Drejtuesit e Barcelonës nuk mendojnë të shesin Christensen, megjithëse Mundo Deportivo thonë se ata do të ishin të gatshëm të pranonin një ofertë prej 30 milionë eurosh.
Kjo do të ndodhte nëse Newcastle United nuk arrin të nënshkruan e Marc Guehi nga Crystal Palace.
Christensen ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Barcelonës që kur mbërriti në vitin 2022. Nëse ai do të shitej, mungesa e tij padyshim do të ndihej më shumë se sa do ta kuptonin shumica. /Telegrafi/