Paul Pogba aktualisht është futbollisti më i përfolur në botë.
E gjithë kjo në saje të interesimit të Manchester United, i cili raportohet se është i gatshëm të paguaj 120 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Juventusit.
Por, duket se kjo nuk po i lë përshtypje futbollistit, i cili po vazhdon pushimet verore pas përfundimit të kampionatit evropian të futbollit, ku me kombëtaren franceze pësoi humbje në finale kundër Portugalisë me rezultat minimal 1-0, transmeton Telegrafi.
Në disa prej fotografive që po qarkullojnë në mediat e huaja, Pogba shihet teksa argëtohet duke luajtur basketboll me futbollistin, Jordan Lukaku.
Se kush ka fituar në fund të duelit nuk dihet, por dimë që Pogba do të fitojë miliona euro në rast se kalon në radhët e Unitedit. /Telegrafi/