Reperi i njohur, Unikkatili, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga fansat shqiptarë.
Këngët e tij kanë bërë gjithnjë ‘boom’ në skenën vendore, ndonëse asnjë prej tyre nuk kanë qenë të vizualizuara me klipe.
Në tërë këto vite, reperi preferoi t’i qëndrojë besnik publikimit të këngëve në versionin audio.
Por, mesa duket së fundmi ky mendim ka ndryshuar, pasi për herë të parë ai pritet të shfaqet në një klip muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re, të cilën ai do ta sjellë në bashkëpunim me Bloody Alboz.
Ka qenë reperi i labelit TBA, Klepto, ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi nga xhirimet e klipit të ri të dyshes, që pritet të vijë për fansat së shpejti.
“Disa xhirime të ndryshme ajrore dhe nga skena”, ka shkruar Klepto në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, Unikkatili këtë vit ishte mjaft aktiv në skenën shqiptare, teksa mbajti dy koncerte të mëdha për fansat e tij, një në Zvicër e tjetrit në Durrës. /Telegrafi/