Site icon Telegrafi

Për herë të parë shënohet Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë

Për herë të parë në Kosovë sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.

Me këtë rast do të bëhet vendosja e kurorave te Lapidarët e heronjve – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Ceremonia memoriale do të mbahet në Stacionin policor “Qendra”– Prishtinë, ndërsa është paraparë të bëhet edhe parakalimi i gardës dhe njësiteve policore

Një vit më parë Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.

26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Exit mobile version