Nga frika e infektimit me koronavirus, për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, është anuluar darka gala me rastin e dhënies së çmimeve “Nobel”, raportoi e përditshmja suedeze “Dagens Nyheter”.
“Ekzistojnë dy probleme. Ju nuk mund të ftoni kaq shumë njerëz. Dhe, nuk është e sigurt nëse të ftuarit do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Suedisë”, i tha gazetës suedeze presidenti i fondacionit, “Nobel”, Lars Heikensten, transmeton Telegrafi.
Gala u anulua për herë të fundit në vitin 1956, duke u solidarizuar me protestat kundër pushtimit sovjetik të Hungarisë. Gjithashtu ishte anuluar gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë botërore.
Çmimet për arritjet në fushën e shkencës, letërsisë dhe paqes u krijuan dhe u financuan nga biznesmeni suedez dhe shpikësi i bombës, Alfred Nobel, të cilat jepen që nga viti 1901.
Ndryshe, Suedia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, ku deri më tani ka 78166 persona të infektuar dhe 5646 të vdekur. /Telegrafi/