Site icon Telegrafi

Për herë të parë pas 100 viteve, Rabini bëhet këshilltar fetar në ushtrinë gjermane

Rabini Zsolt Balla që emigroi nga Hungaria në vitin 2002, është emëruar si këshilltar fetar në ushtrinë gjermane, që është rasti i parë në 100 vite dhe 76 pas përfundimit të Holokaustit.

Rabini i shtetit Saska, zyrtarisht është emëruar të hënën, duke e publikuar lajmin edhe Bundesveri në profilin zyrtar në Twitter, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, 42-vjeçari, baba i tre fëmijë ka thënë se është i vetëdijshëm “për përgjegjësinë historike” duke u shërbyer ushtarëve hebrenj.

Ai theksoi se dëshiron që rreth 300 ushtarë hebrenj të ndihen të “kyçur” në forcat e armatosura si në vendet tjera – në veçanti në Shtetet e Bashkuara.

“Ky është qëllimi ynë”, ka deklaruar Balla.

Rabini që aktualisht shërben në Lajpcig, synon që të luftojë kundër antisemitizmit dhe formave tjera të racizmit me “qëllim të krijimit të një shoqërie më të mirë në Gjermani”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version