Site icon Telegrafi

Për herë të parë nga fillimi i pandemisë, Britania regjistron mbi 60 mijë raste ditore me COVID-19

Rastet e përditshme të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar 60 mijë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të fundit të qeverisë britanike.

Rreth 60,916 raste të reja u regjistruan gjatë ditës së sotme, duke tejkaluar 58,784 raste të së hënës, raporton cnn.

Edhe 830 vdekje të tjera janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë vdekur në 76,305.

Rekordi i ri i infektimeve vjen një ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson njoftoi një bllokim të ri kombëtar në Angli për të trajtuar këtë rritje.

Ministri i Parë Skocez, Nicola Sturgeon njoftoi të hënën se Skocia do të hynte në një bllokim nga mesnata ndërsa kombet e mbetura të Mbretërisë së Bashkuar, Uellsi dhe Irlanda e Veriut filluan bllokimet në dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version