Site icon Telegrafi

Për herë të parë në Venecia – Rita Ora publikon të tjera fotografi nga ky udhëtim

Foto: Screenshot/Instagram

Rita Ora ka qenë në vëmendje gjatë këtyre ditëve për shkak të pjesëmarrjes së saj në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.

Ndonëse kjo është hera e parë për artisten shqiptare me famë botërore, ajo është siguruar që të marrë vëmendje në çdo paraqitje.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 16 milionë njerëz në Instagram këtë herë ka ndarë disa fotografi të tjera nga ky udhëtim.

Biondja zgjodhi një palë pantallona lëkurë dhe një triko të shkurtër rrjete për daljen, gjersa dukjen e kompletoi me një palë taka të hapura po ashtu lëkure.

 

Krijuesja e hitit “Anywhere” po mbante në duar një çantë të markës ‘Prada’, aksesorë të shumtë si dhe i kishte lënë flokët kaçurrele të lirshme.

“Shumë e emocionuar për herën time të parë në Venecia. Mezi po pres të eksploroj”, ka shkruar ajo.

Rita në kuadër të kësaj mbajti dhe një fjalim ku përmendi me krenari Kosovën, e cila e dëshmoi edhe një herë se nuk i harron rrënjët e saj.

Kjo vjen pak ditë pas koncertit në Hungari, ku bëri bujë dhe mori kritika të shumta pasi u shfaq në skenë me flamurin serb. /Telegrafi/

Exit mobile version