Aktroja për herë të parë publikisht është shfaqur në krah të dashurit më të ri.
Scarlett Johansson dhe Colin Jost u shfaqën në një aktivitet të organizuar në “Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore” në New York.
Edhe pse ata nuk u panë dorë për dore, dyshja u shfaq në qilimin e kuq, ndërsa u fotografuan së bashku dhe në këtë formë konfirmuan shkrimet e mediave se mes tyre ekziston një lidhje më shumë se një miqësi.
Ylli i filmit, “Lost in Translation” kishte të veshur një fustan të kuq të kuq elegant që i theksonte atributet.
Mediat amerikane filluan të shkruanin për çiftin gjatë muajit maj, kur u vunë re teksa shkëmbyen puthje në një ndejë.
Gjersa aktori nuk ka lundruar ende në ujërat martesore, 33-vjeçarja ka lënë pas dy martesa. Në vitin 2010 u nda prej të dashurit disavjeçar Ryan Renoldsit, për t’u martuar tre vjet më vonë me gazetarin francez Romain Doriak. Marrëdhënia e tyre zgjati deri në pranverën e këtij viti.
I dashuri i saj i ri aktores, 32-vjeçari u diplomua në Harvard ndërsa fitoi çmimin prestigjioz Tony për teatër.
Si ju duket përzgjedhja e fundit e aktores së bukur? /Telegrafi/