Në veri të urës së Ibrit, përreth murit ilegal, në këto çaste gjithçka është e heshtur.
Siç shihet në fotot e Telegrafit, muri është i rrethuar me pllaka metalike, ndërkaq qarkullimet e njerëzve andej janë të reduktuara.
Rrënimi i tij planifikohet të bëhet nesër. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Muri që ishte ndërtuar në mospërputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel për rivitalizimin e urës së Ibrit, ka ngritur tensione të mëdha në vend – në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. Rrënimi i tij është rezultat i marrëveshjes së arritur në orët e para të 4 janarit, nga autoritetet e Kosovës, përfaqësuesve serbë të veriut të vendit dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie. /Telegrafi/