Sot për herë të parë në Maqedoni u realizua operacioni për ndryshimin e gjinisë. 33 vjeçari në klinikën “Acibadem Sistina”, në operacionin që zgjati 5 deri 6 orë ndryshoi gjininë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Operacionin e bëri ekipi i mjekëve nga kirurgjia rikonstruese e spitalit “Acibadem Sistin”, i udhëhequr nga mjeku Mirosllav Gjorgjeviq nga Serbia.
“Përgatitjet për këtë intervenim kanë zgjatur më shumë se një vit, pasi pacienti kaloi në përgatitje psikologjike dhe terapi me hormone. Pas përfundimit të përgatitjeve është bërë edhe ndryshimi i gjinisë”, deklaroi Gjorgjeviq.
Pacienti ka fituar organet femërore, por nuk do të ketë mundësi për reproduktivitet.
Mjeku nga Serbia deri tani ka kryer rreth 300 operacione për ndryshimin e gjinisë nga grua në burrë. Ndërsa pacienti që sot ndryshoi gjininë është maqedonasi i pestë i cili “kaloi nga burrë në grua”./Telegrafi/