Shota është trashëgimtarja e familjes së heroinës Shotë Galicës, e cila ka trashëguar emrin e saj, pasi Shota e vërtetë, Shotën e sotme e ka mbesë.
Në Galicë, familjarët e Shotë Galicës u pritën nga pasardhësit e Azem Galicës dhe bashkëfshatarët e tij. Momente emocionuese pati në këtë tubim, ishte i pari pas shumë vjetësh!
Është hera e parë që vjen në vendlindjen e heroit të kombit, Azem Galicës, mbesa e Shotë Galicës, Shota 84-vjeçare, së bashku me vëllain e saj! Të dy janë fëmijët e vëllait të Shotës, Sali Halilit.
Ajo ndihet e emocionuar dhe shton se ndjehet krenare për bëmat e Azem e Shotë Galicës. Ndërkaq, vëllai i saj, Beqir Gashi, kujton se si Shota ishte e plagosur dhe kishte shkuar për trajtim në Shqipëri, por në Shqipërinë e Zogut askush nuk u kujdes për të. /RTK/