Telegrafi

Bolt nuk doli i pari në gjysmëfinale, por kualifikohet në finale

Usain Bolt nuk ka arritur të dalë i pari në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Atletikës në Londër, në garën në 100 metra.

Megjithatë, njeriu më i shpejtë në botë ia doli që të siguronte kualifikimin në finale të kësaj gare.

Asnjëherë më parë nuk ka humbur një gjysmëfinale në 100m (AP)

Xhamajkani mbeti vetëm 0.01 sekondë prapa amerikanit Christian Coleman, i cili e fitoi garën (gjegjësisht 9.98 sekonda ndaj 9.97 sekonda).

Kjo është hera e parë që Bolt humb një gjysmëfinale në një kampionat botëror apo Lojëra Olimpike. Nuk ka dyshim se kjo gjë nuk i ka pëlqyer.

Coleman është vetëm 21 vjeçar dhe sapo ka nisur garat profesionale, pasi fitoi në Kampionatin NCAA në garat në 100 dhe 200 metra.

Gara e të shtunës ishte e para kundër Bolt, i cili mban rekordin botëror në 100 metra (9.58 sekonda) dhe është tetë herë fitues i medaljeve të arta olimpike dhe 11 herë kampion bote. /Telegrafi/